Moti të dielën në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet me diell dhe vranësira kalimtare.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 22 deri në 29 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
