Të dielën ka ndërruar jetë profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.
“Miq, familjarë të dashur ju njoftojmë që babai ynë Prof. Dr.sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje te varrimit ju njoftojmë!”, ka njoftuar në Facebook e bija e meteorologut.
Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik (IHMK), po ashtu ishte ndër themeluesit e meteorologjisë së Kosovës.
Ai mbahet në mend nga publiku për parashikimin e shpejtë dhe të saktë të motit.
Me këtë rast, media online për parashikimin e motit Motilokal.com i shpreh ngushëllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë miqve të tij.
/Motilokal.com
