Zgjedhja e preferuar e shumë njerëzve kur bëhet fjalë për mëngjesin janë vezët. Vezë të fërguara, të ziera fort ose të buta, në sy, omëletë...
Ka vërtet shumë variacione të përgatitjes së këtij ushqimi, por a keni menduar ndonjëherë nëse ekziston një mënyrë që është më e “shëndetshme”?
Ekspertët pohojnë se mënyra e përgatitjes së vezëve mund të ndikojë edhe në vlerën e tyre ushqyese.
Para së gjithash, duhet t'i kushtoni vëmendje zgjedhjes së yndyrës që do të përdorni nëse përgatitni vezë në një tigan. Përdorni vajra që janë të qëndrueshëm në temperatura më të larta. Mund t'i skuqni në kokos ose vaj ulliri ekstra të virgjër ose gjalpë. Zgjedhje e shkëlqyer është edhe dhjami i derrit të bërë në shtëpi.
Kur bëhet fjalë për vezët, shumë do të përmendin kolesterolin si një justifikim për të mos e konsumuar më shpesh këtë ushqim, por ajo që duhet të dimë është fakti se do të ketë humbje të lëndëve ushqyese dhe rritje të sasisë së kolesterolit të oksiduar nëse e gatuani shumë ose mbi-skuqni vezën.
Nëse jeni në dietë ose përpiqeni të hiqni qafe kilogramët e tepërt, alternativa më e mirë për ju është zierja e vezëve. Shtojini ato në sallata dhe perime. Nëse preferoni t'i përgatisni si omëletë, bashkojini me perime të ziera dhe arra.
/Motilokal.com
