Ja si parashikohet moti në Shqipëri këtë të mërkurë

Ja si parashikohet moti në Shqipëri këtë të mërkurë

Moti të mërkurën në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Moti parashikohet me diell dhe vranësira kalimtare.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 25 deri në 34 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com