Moti në Kosovë me diell dhe vranësira kalimtare, nga e mërkura rritje të temperaturave

Moti në Kosovë me diell dhe vranësira kalimtare, nga e mërkura rritje të temperaturave

Kosova do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike të cilat do të mbesin të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit për gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Moti për ditë e sotme do të jetë i kthjellët dhe me diell, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 23 °C. Era do të fryjë 3 m/s  në drejtim veri-verilindje.

Mot të kthjellët dhe me diell pritet të mbajë edhe në ditën e marte, ku temperaturat do të sillen prej 15 deri në 28 °C.

Nga e mërkura pritet të kemi rritje të temperaturave dhe mot me të nxehtë. Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 31 °C.

Sipas ekspertëve shëndetësorë kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9 deri në 17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar. /Motilokal.com