Nëse jeni duke kërkuar për pije freskuese gjatë ditëve të nxehta të verës, lëngu i mentës është pija ideale për t'u konsumuar.
Ju duhen: 300 gram mente të freskët, tre qese me limonadë, tre litra ujë dhe tre kilogramë sheqer.
Përgatitja
Nenexhikun e freskët e lani me ujë të ftohtë dhe më pas e prisni imët. Më pas e përziejmë me pesë lugë sheqer dhe lëng limoni dhe e bluajmë mirë me duar.
Hidhni mbi tre litra ujë dhe lëreni të qëndrojë për 24 orë. Pas kësaj, kullojeni lëngun me napë dhe shtoni sheqer.
Lëreni të qëndrojë sërish për 24 orë që të tretet sheqeri. E trazojmë herë pas here. Hidheni në shishe qelqi. Para se ta servirni, holloni me ujë.
/Motilokal.com
