Aktivistë të klimës tërheqin vëmendjen me formën e veçantë të protestës në Angli

Aktivistë të klimës tërheqin vëmendjen me formën e veçantë të protestës në Angli

Demonstruesit, përkatësisht aktivistët e grupit “Just Stop Oil”, e mbuluan pjesërisht Stonehenge me ngjyrë portokalli, raporton BBC.

Dy aktivistë spërkatën vendin historik pranë Salisbury, Wiltshire, me ngjyrë portokalli, një ditë përpara se të fillonin festimet e Solsticit Veror në vendin 5000-vjeçar. Policia ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për dëmtim të një monumenti historik.

Kryeministri Rishi Sunak e dënoi incidentin dhe e quajti atë një "akt të turpshëm vandalizmi".

“Just Stop Oil” tha se ishte një pluhur portokalli i bërë nga miell misri dhe pretendoi se do të lahej në shi.

Kur e kuptuan se çfarë po ndodhte, dëshmitarët okularë bërtitën "jo" dhe vrapuan në Stonehenge pas aktivistëve në përpjekje për t'i ndaluar ata nga plani i tyre.

Grupi “Just Stop Oil” po i kërkon qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të përfundojë nxjerrjen e përdorimin e naftës, gazit dhe qymyrit deri në vitin 2030.

/Motilokal.com