Shumë ekspertë rekomandojnë që peshku të konsumohet dy herë në javë. Peshku përmban yndyra të shëndetshme dhe është burimi më i rëndësishëm i acideve yndyrore omega-3.
Burimi i mineraleve
Këto janë yndyra që kanë efekte të shumta të dobishme në shëndet, dhe përmenden më së shumti si mbrojtëse të shëndetit të zemrës dhe si një lidhje e rëndësishme në zhvillimin e trurit dhe shikimit. Duke qenë se këto yndyra të vlefshme humbasin në temperatura të larta, për t'i ruajtur ato, sugjerohet përgatitja e peshkut me avull, në ujë ose zierje.
Peshku është burim i vitaminës A dhe vitaminave të grupit B si vitaminat B3, B6 dhe B12. Për të ruajtur vitaminat tek peshku, si në rastin e acideve yndyrore omega-3, preferohen metodat më “të buta” të përgatitjes.
Është gjithashtu i pasur me minerale të caktuara. Peshku, si i detit ashtu edhe i ujërave të ëmbla, konsiderohet si një burim i mineraleve të vlefshme si hekuri, zinku, seleniumi dhe jodi, i cili është i nevojshëm për funksionin e tiroides. Dhe nëse hamë peshk të vogël me kocka, atëherë peshku është gjithashtu një nga burimet më të mira të kalciumit.
Peshku tretet lehtësisht. Pas një vakti peshku, ndjenja e “rëndimit” në stomak nuk do të shfaqet, siç mund të ndodhë në rastin e mishit, edhe pse është një ushqim me përmbajtje të lartë proteinash.
Shije karakteristike
Gjegjësisht, proteinat nga peshku treten më lehtë sesa proteinat nga mishi, sepse peshku ka fibra të shkurtra muskulore dhe një përmbajtje të ulët të indit lidhës. Proteinat e peshkut janë me vlerë të lartë, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore. Dhe kur flasim për aminoacidet, mund të përmendim gjithashtu se peshku shijen e tij karakteristike i detyrohet një përqindje të lartë të aminoacideve të lira si acidi glutamik.
Peshku nuk ka shumë kalori. Është pozitive që peshku është një ushqim me pak kalori, ndaj është e vështirë të shtosh peshë nga peshku.
/Motilokal.com
