Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Dita e premte parashikohet me mot të nxehtë dhe të kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare në priten në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
