Moti të shtunën në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. ndërsa gjatë pasdites priten rrebeshe shiu kryesisht zonave malore.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 30 deri në 35 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
