Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë pellgun e Mesdheut ku presim rënie të temperaturave dhe reshje shiu.
Në Shqipëri sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës, pra nga pasditja priten rrebeshe shiu në formën e stuhive të shoqëruara me breshër, bubullima dhe rrufe.
Mot me diell dhe vranësira parashihet edhe ditën e hënë në Kosovë, ndërsa gjatë orëve të pasdites sipas parashikimeve priten zhvillime edhe të stuhive me shi, breshër, bubullima dhe rrufe.
Ndërkaq, në Maqedoni do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe me breshër.
Stuhitë e parashikuara mund të sjellin përmbytje lokale dhe dëme materiale. Qytetarëve iu rekomandohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta gjatë kohës së stuhive.
/Motilokal.com
