Një vrimë gëlltit një pjesë të fushës së futbollit dhe trondit Amerikën

Një vrimë gëlltit një pjesë të fushës së futbollit dhe trondit Amerikën

Shembja e një miniere nëntokësore, nën një fushë futbolli në Alton, Illinois, formoi një vrimë e madhe në tokë, ose gropë, e cila gëlltiti dhe një shtyllë ndriçimi.

“Vrima u krijua në orën 9:18 të mëngjesit dhe në fund ishte 30 metra e gjerë dhe 9 metra e thellë. Vrima u shkaktua nga shembja e një miniere nëntokësore. Për këtë është përgjegjëse kompania New Frontier Materials”, tha Michael Haynes, kreu i departamentit të qytetit për parqe dhe rekreacion.

“Fatmirësisht, në atë moment nuk kishte njeri në këndin e lojërave dhe askush nuk u plagos. Duket si diçka nga një film, apo jo? Është si një bombë që shpërtheu”, tha ai.

Një zëdhënës i New Frontier Materials, i cili zotëron minierën, tha se zona e prekur ishte siguruar.

“Askush nuk u lëndua në incident dhe zyrtarët nga Autoriteti i Sigurisë së Minierave (MSHA) janë njoftuar. Siguria është prioriteti ynë. Ne do të punojmë me zyrtarët e qytetit për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.


/Motilokal.com