Qeveria e Kosovës miraton ndalimin e Tik-Tok-ut

Qeveria e Kosovës miraton ndalimin e Tik-Tok-ut

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok në rrjetet shtetërore të komunikimit dhe ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetërorë që ta largojnë atë nga pajisjet zyrtare.

Propozimi për ndalimin e rrjetit social Tik-Tok ka ardhur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Me qëllim të rritjes ë sigurisë kibernetike, MPB rekomandon Qeverisë që të ndalojë instalimin dhe përdorimin dhe funksionimin e rrjetit social Tik-Tok në gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit dhe në të gjitha pajisjet”, ka thënë ai.

“Të gjithë zyrtarët janë të detyruar që të në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin Tik-Tok”, ka shtuar Dobra.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të kërcënimeve kibernetike.

“Ka për qëllim të mbrojë institucionet nga kërcënimet përmes sulmeve kibernetike”, është shprehur Dobra.

/Motilokal.com