Dita e parë e javës, e hëna në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot të kthjellët e alternime vranësirash.
E marta parashikohet me mot kryesisht të vranët e reshje shiu, vende-vende reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe breshër.
Të mërkurën parashihet mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira. Me shtimin e vranësirave priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar të shoqëruar me bubullima, rrufe dhe breshër.

/Motilokal.com
