Parashikimi i motit për ditët e para të korrikut në Maqedoninë e Veriut

Parashikimi i motit për ditët e para të korrikut në Maqedoninë e Veriut

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë e erë të lehtë deri mesatare jugperëndimore. Gjatë natës do të ketë stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.

Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira, në shumë vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të forta shiu, erë dhe breshër.

E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira dhe më freskët, e reshje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollcë (UV) pritet të jetë 9, kështu që është e rekomandueshme të përdorni mbrojtje kundër diellit gjatë qëndrimit jashtë.

/Motilokal.com