Katër vite më parë, Komuna e Prishtinës planifikonte të ndërtonte Parkun e Aventurës në kuadër të Peizazhit të Mbrojtur të Gërmisë, i cili është shpallur zonë e mbrojtur në Kosovë. Përkundër kuptimit të idesë së ndërtimit të një parku aventureske në Prishtinë si një vend ku fëmijët dhe familjet të kalojnë kohën e tyre, WWF Adria, në bashkëpunim me organizata të tjera joqeveritare, shprehën mospajtim me këtë plan dhe ia dorëzoi këtë rast gjykatës.
Shqetësimet tona në lidhje me projektin ishin të fokusuara në vendndodhjen e parkut të aventurës, procesin e planifikimit, transparencën, dëgjimet publike dhe respektimin e legjislacionit përkatës, pasi plani ishte që ky park aventurë të vihej në zonën e parë të mbrojtjes në Park.
Zona që ishte planifikuar të shfrytëzohej për këtë projekt është e mbuluar me një pyll ahu (Fagus sylvatica), i cili është monument natyror dhe fushë studimi dhe eksplorimi për shumë nxënës dhe studentë. Duke qenë se këto pyje janë sciophyte (bimë që duan hije) dhe janë shumë të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, efekti i dëmshëm që do të kishte ky park aventureske mbi to do të ishte katastrofik. Projekti nuk kishte një plan për infrastrukturën e nevojshme për parkim dhe logjistikë. Zona nga hyrja kryesore në kantierin e propozuar është jashtëzakonisht e mbushur me vizitorë, prandaj shtimi i atraksioneve në të njëjtin vend do të kishte rezultuar në një mbingarkesë të padurueshme për vizitorët, florën dhe faunën, duke dëmtuar habitatin e tyre natyror.
Për të parandaluar këtë, organizatat vendase dhe ambientalistët, në bashkëpunim me WWF Adria, rekomanduan së bashku të ndërmerren hapa në këtë proces në mënyrë që ky park aventure të mos jetë i dëmshëm për natyrën.
“Ne propozuam ndryshimin e vendndodhjes së projektit. Gërmia ka rreth 2000 hektarë sipërfaqe, qasje përmes rrugëve të asfaltuara dhe atraksione të tjera natyrore. Meqenëse parku i aventurës nuk kërkon një lloj specifik druri siç është ahu, ndërtimi i këtij parku në një pjesë tjetër të Gërmisë do të shpërndante vizitorët dhe do të zvogëlonte mbipopullimin, duke rritur tërheqjen e Gërmisë në zona të tjera”, tha Krenare Salihu nga Ecopana/WWF Adria në Kosovë.
Pas katër vitesh Gjykata Themelore e anuloi Lejen Mjedisore për Parkun e Aventurës në Gërmi.
"Ne jemi krenarë që Gjykata e pranoi këtë si gjënë e duhur për të mbrojtur natyrën në parkun tonë të bukur të Gërmisë. Jam e lumtur ta paraqes këtë rast si një shembull të mirë për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë civile që të gjejnë guximin të ngrihen dhe të ngrenë Zërat kur janë dëshmitarë të shkeljeve ligjore dhe duan të mbrojnë mjedisin. Pas katër viteve punë të palodhur në këtë rast, është kënaqësi të shohim ndikimin pozitiv që mund të kemi”, tha Salihu .
Përveç WWF Adria, kjo u bë e mundur falë shumë organizatave dhe ambientalistëve të tjerë, duke përfshirë Qytetaret Aktive, Grupin për Studime Juridike dhe Politike, si dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës për bashkëpunimin e tyre të paçmuar dhe përpjekjet e përkushtuara që nga momenti kur u ndërgjegjësuam për këtë rast deri në përfundimin e tij.
Gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë të gjithë gazetarët e ekipit të Kallxo.com për bashkëpunimin e tyre të ngushtë. Përpjekjet e tyre për evidentimin e këtyre shkeljeve përmes emisioneve dhe intervistave që kanë bërë me palët përkatëse të interesit për këtë rast kanë qenë të paçmueshme.
/Motilokal.com
