Ndryshim ekstrem i motit: Stuhi, shi dhe breshër pritet në këtë ditë

Ndryshim ekstrem i motit: Stuhi, shi dhe breshër pritet në këtë ditë

Dita e parë e korrikut nisi me mot tipik veror, me diell dhe temperatura të larta. Megjithatë, pas kësaj dite pritet një ndryshim ekstrem i motit, duke parashikuar kalimin e një fronti të ftohtë ajror.

Sipas parashikimeve të Motilokal.com, ky front i ftohtë ajror pritet të arrijë të martën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Gjatë ditës së martë, kryesisht në orët e pasdites dhe ndoshta më herët në pjesë të ndryshme, pritet të ketë rrebeshe shiu, stuhi me erëra të forta, bubullima, rrufe dhe breshër.

Stuhitë e parashikuara mund të sjellin përmbytje lokale dhe dëme materiale. Qytetarëve iu rekomandohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta gjatë kohës së stuhive.

/Motilokal.com