Në mbrojtje të Parkut Kombëtar Sharri kundër hidrocentraleve

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar Sharri kundër hidrocentraleve

Në Brezovicë, organizata mjedisore EcoZ së bashku me aktivistë nga Kosova kanë shpalosur nismën për të mbrojtur Parkun Kombëtar të Sharrit nga efektet negative që hidrocentralet kanë në atë zonë.

Sipas EcoZ edhe pse janë bërë premtime për të mbrojtur natyrën ende i kemi katër hidrocentrale në mënyrë të paligjshme brenda këtij Parku, duke rënë në kundërshtim me Ligjet për Mbrojtjen e Parqeve Kombëtare.

EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch, OJQ-të lokale dhe me aktivistët mjedisor po bëjmë thirrje për heqjen e këtyre strukturave që cenojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në ujë të pijes, cenimin e qindra llojeve shtazore dhe bimore, shëruese, mjekuese dhe esenciale për jetën e njeriut.

Rreth Hidrocentraleve/DAMS

EkoZ thekson se gjatë ndërtimit të Hidrocentraleve në zonën e Parkut Kombëtar Sharri, janë evidentuar shkelje të mëdha ligjore që rrezikojnë jo vetëm mjedisin natyror, por edhe jetën e komunitetit lokal.

Këto shkelje përfshijnë:

Ndërhyrje të paligjshme në zonën e mbrojtur të parkut: Hidrocentralet (4) janë në zonën e Parkut Kombëtar Sharri, të ndërtuara pa respektuar ligjet për Mbrojtjen e Natyrës.

Kjo ndërhyrje shkel drejtpërdrejt legjislacionin kombëtar, pikërisht Ligjin Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës i cili ndalon shfrytëzimin ekonomik të të mirave të natyrës në këtë rast ujin në Parqet Kombëtare, duke shkaktuar dëme serioze në jetën e banorëve vendas dhe duke dëmtuar habitatet natyrore dhe biodiversitetin, të cilat janë shtëpia e specieve të rrezikuara në park.

Hidrocentralet që janë ndërtuar në zonën e Parkut:

HC Sharri + HC Viça + HC Shtrpca + HC Brezovica.

EcoZ thotë se mungesa e raporteve adekuate të vlerësimit të ndikimit në mjedis është vlerësuar në të gjitha hidrocentralet.

“Banorët vendas nga zona e Shtërpcës kanë organizuar më shumë se 80 protesta gjatë viteve. Zëri i tyre u injorua nga qeveria dhe nuk u ndërmor asnjë veprim në këtë kauzë që 3 vite (2021-2024)”, njofton EcoZ.

Parku i Sharrit shtrihet në Kosovë 1100 km2 dhe Maqedoni të Veriut 500km2, por dallimi është në numrin e Hidrocentraleve. Përderisa atje tashmë janë larguar 7 Hidrocentralet që ekzistonin në Park, në Kosovë vazhdon dhënia e lejeve mjedisore për to.

EcoZ thekson se do të qëndrojmë afër me banorët e kësaj zone dhe në mbrojtje të zemrës blu të Parkut.

Po ashtu shkronjat qëndrojnë të vendosura në rast se mendoni të  i vizitoni bjeshkët e Sharrit.

Foto: Agon Bylykbashi

/Motilokal.com