Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti të premten parashikohet të jetë me kthjellime dhe diell, ndërsa vranësira të pakta kalimtare parashihen përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe diell.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
