Një zhytës ka arritur të kapë momentin e ushqyerjes së një balene blu

Një zhytës ka arritur të kapë momentin e ushqyerjes së një balene blu

Një zhytës në Timorin Lindor bëri videon e parë të parë ndonjëherë të një foshnje balene blu duke ushqyer me gji. E filmuar gjatë një udhëtimi eko-turistik përgjatë bregdetit të Dilit, videoja në fjalë tregon një balenë blu të vogël duke u ushqyer.

Sigurisht që nuk është një këlysh i porsalindur, por padyshim që është ende një gjidhënës, thotë Karen Edivan nga Universiteti Kombëtar Australian në Darvin. Regjistrimi është bërë në vitin 2022, por përfaqëson një pikë kthese, pasi kap sjellje që nuk është parë kurrë më parë.

Balenat blu, kafshët më të mëdha që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë, mund të kalojnë 30 metra gjatësi dhe 200 tonë në peshë. Balenat e vogla blu, një nëngrup nga Timori, janë disi më të vogla dhe arrijnë 24 metra gjatësi. Viçat e balenës blu nuk lidhen me nënën e tyre gjatë ushqyerjes, në vend të kësaj, nëna lëshon qumështin në ujë dhe këlyshi e gëlltit atë.

Edivan sugjeron se viçi në video është në vitin e dytë të jetës, duke pasur parasysh madhësinë e tij, duke vënë në dukje se balenat blu zakonisht hiqen nga gjiri në moshën tre vjeçare.


Pamjet e lartpërmendura janë në fakt pjesë e një nisme më të madhe kërkimore dhe shkencore qytetare që ka kataloguar 2700 balena të vogla blu që nga viti 2014. Edivan tregon sjellje të tjera të vëzhguara si miqësia, ritualet para çiftëzimit dhe ushqimi. Këto të dhëna tregojnë se Timori Lindor është një vend i rëndësishëm për një nga migrimet më të mëdha të balenave blu në botë.

Kapri Bek, nga Departamenti i Rregullimit të Ujit dhe Mjedisit të Australisë Perëndimore, thekson rrallësinë e videove të tilla.

Është tepër e rrallë të jesh në ujë me balena blu, e lëre më të jesh në ujë në kohën dhe vendin e duhur për të filmuar viçin gjatë ushqyerjes me gji, thekson Bek, duke vënë në dukje se balenat blu zakonisht jetojnë larg bregdetit në zona të vështira për t'u arritur.

/Motilokal.com