Shqipëria nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat

Shqipëria nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat

Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të anticiklonit afrikan.

Dita e parë e javës, e hëna parashihet të mbajë mot të nxehtë, me kthjellime dhe diell.

E marta pritet të nis me kthjellime e më pas me vranësira, ku në orët e pasdite parashihen të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në zonat malore dhe vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruara hera-herës me rrufe, bubullima dhe breshër.

Të mërkurën parashihet mot shumë i nxehtë me temperatura ekstrem të larta dhe me diell.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com