Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të anticiklonit afrikan.
Të martën parashihet mot me kthjellime e diell dhe vranësira, ku na orët e pasdites priten reshje shiu kryesisht rreth zonave malore, vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike, bubullima dhe breshër.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 27 deri në 35 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
