Vala e të nxehtit godet veriun e Evropës: Islanda përballet me temperatura të larta

Vala e të nxehtit godet veriun e Evropës: Islanda përballet me temperatura të larta

Vala e të nxehtit që ka përfshirë këto ditë jugun e Evropës duket se nuk do të vlejë vetëm për këtë pjesë të kontinentit, pasi një situatë të ngjashme po përjetojnë këto ditë banorët e veriut të largët, pra të Islandës.

Sipas mediave islandeze, qytetarët në verilindje të këtij vendi mund të presin temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë pjesë dhe ato do të ngjiten deri në 24 gradë.

"Ka të ngjarë që të na godasë një erë e fortë jugperëndimore. Një depresion i ftohtë atmosferik në veri do të ndihmojë në rritjen e erës. Megjithatë, ne do të goditemi nga ajri më i ngrohtë", njoftuan meteorologët islandezë.

Ata sqaruan se vala e të nxehtit do të intensifikohet në ditët në vijim.

"Temperatura në Islandë do të kalojë lehtësisht 20 gradë gjatë fundjavës së ardhshme dhe diku tashmë të premten. Parashikohet të kalojë 25 gradë në disa vende në lindje. Ky është pragu i valës së të nxehtit islandez", thanë meteorologët.

/Motilokal.com