Kthejeni shtëpinë tuaj në një oazë të shëndetshëm: Këtu janë disa mënyra

Kthejeni shtëpinë tuaj në një oazë të shëndetshëm: Këtu janë disa mënyra

Sasia e dritës së ditës, ajrosja e banesës, temperatura e rehatshme dhe niveli i lagështisë janë të gjitha elemente që ndikojnë në shëndetin e trupit dhe humorin, e rrjedhimisht edhe produktivitetin.

Shenja e organizmit

Brendësia në të cilën qëndroni këtë sezon duhet të ketë një efekt mbi ju si një ditë e butë vere, të ndikojë në mendje, të relaksojë trupin dhe të ketë një efekt të dobishëm në shëndetin e organizmit. Në përkthim, kjo do të thotë që hapësira duhet të jetë plot dritë.

Edhe pse gjatë ditës është e rëndësishme që dhomat ku qëndroni të jenë plot dritë, në mënyrë që trupi juaj të marrë një ritëm ditor optimal, gjatë natës është e rëndësishme që dhoma e gjumit të jetë plotësisht e errët. Drita e diellit ndikon në disponimin tuaj dhe mungesa mund t'ju bëjë të letargjik dhe me humor të keq.

Dielli i mëngjesit që kalon nga dritarja mund t'ju ndihmojë të zgjoheni më lehtë, ashtu si perëndimi i diellit mund t'i sinjalizojë trupit se është koha për të fjetur dhe për të mbledhur energji. Pothuajse 80 për qind e evropianëve jetojnë në një mjedis të lagësht dhe jo të shëndetshëm, dhe një mënyrë që ata që jetojnë në ndërtesa mund ta luftojnë këtë problem është ajrimi i rregullt i hapësirës.

Ajri në hapësirat e mbyllura mund të jetë deri në pesë herë më i ndotur se ai jashtë dhe "fajtorët" kryesorë janë gatimi, pastrimi, dushi, tharja e rrobave, qirinjve dhe madje edhe ju, gjumi dhe frymëmarrja mund të shkaktojnë ndotje të ajrit. Rrjedha e ajrit gjithashtu mund të zvogëlojë shfaqjen e viruseve, kështu që kjo këshillë është veçanërisht e vlefshme gjatë një pandemie.

Gjumi cilësor

Hulumtimet kanë treguar se ata që qëndrojnë në ambiente zyrash dhe shkollash janë më shpesh, për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, më pak produktivë se ata që kryejnë të njëjtat detyra në hapësira të ajrosura mirë. Në zyrën e shtëpisë, mund të krijoni lehtësisht një atmosferë të mirë pune, tërhiqeni tavolinën pranë dritares në mënyrë që të jeni të ekspozuar ndaj dritës së ditës. Drita do të ndikojë në efikasitetin e punës dhe një humor më të mirë.

Një gjumë i mirë është një predispozitë për një humor dhe shëndet më të mirë, dhe alternimi i duhur i ditës dhe natës do t'i mundësojë trupit tuaj të ketë një model të duhur gjumi. Kjo është arsyeja pse, edhe pse gjatë ditës duhet të jeni në dhoma të mbushura me dritë, gjatë natës është e rëndësishme që asgjë të mos shqetësojë gjumin.

Është gjithashtu e rëndësishme që të ajrosni dhomën përpara se të shkoni në shtrat në mënyrë që ajri i pastër të hyjë në dhomë dhe të arrihet temperatura optimale për të fjetur, si dhe të reduktohet sasia e kohës që kaloni në telefona të mençur dhe kompjuter. Të gjithë këta komponentë së bashku mund t'ju ndihmojnë të flini më mirë, të punoni më mirë dhe të jeni në humor më të mirë, dhe për këtë arsye të bëni një jetë të shëndetshme në shtëpi.

/Motilokal.com