BYD do të ndërtojë një fabrikë veturash me vlerë miliarda dollarë në këtë shtet

BYD do të ndërtojë një fabrikë veturash me vlerë miliarda dollarë në këtë shtet

Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin kinez të veturave elektrike BYD për të ndërtuar një fabrikë në perëndim të vendit. Fabrika do të punësojë deri në 5,000 punonjës, dhe kapaciteti vjetor i prodhimit do të jetë 150,000 vetura.

BYD e Kinës vazhdon të zgjerojë objektet e saj të prodhimit të veturave elektrike në botë. Fabrika e fundit e tillë do të ndërtohet në Turqi.

Qeveria në Ankara nënshkroi një marrëveshje me një prodhues kinez për të filluar ndërtimin e një fabrike të re, prodhimi i së cilës është planifikuar për në fund të vitit 2026.

Siç raporton Bloomberg, fabrika e re BYD do të ndërtohet në Manisa dhe vlera totale është rreth një miliard dollarë. Me këtë rast, qeveria turke vendosi lehtësimin e tarifave doganore për veturat nga Kina, pas bisedimeve të presidentit të Turqisë, Recep Erdogan dhe liderit të Kinës, Xi Jinping.

Vitin e kaluar, veturat elektrike përfaqësuan vetëm 7.5 për qind të shitjeve totale në tregun turk. Duke ndërtuar një fabrikë të re, e dyta e planifikuar në tokën evropiane pas Hungarisë, BYD dëshiron të zgjerohet më tej në Evropë dhe Lindjen e Mesme, duke u mbrojtur në të njëjtën kohë nga politika e re e aplikimit të taksave më të larta për veturat e importuara nga Kina.

Gjithashtu të premten, Turqia lehtësoi tarifat e vendosura së fundmi mbi importet e veturave kineze në një përpjekje për të nxitur investimet. Ky vendim është marrë pas bisedimeve të zhvilluara mes Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, me rastin e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait të mbajtur në Kazakistan.

BYD, marka më e shitur e veturave në Kinë, hapi fabrikën e saj të parë të montimit të veturave elektrike në Tajlandë të enjten. Gjithashtu, grupi kinez po ndërton një fabrikë në Brazil dhe po analizon mundësinë e ndërtimit të një fabrike edhe në Meksikë. Përveç fabrikës në Hungari, ku BYD prodhon autobusë dhe bateri, prodhuesi kinez i veturave është i pamjaftueshëm i pranishëm në Evropë si një treg shumë i rëndësishëm.

Fabrika e re në Turqi është dëshmi e dëshirës së BYD për të qenë më afër tregjeve kryesore të automobilave, por edhe e synimit të grupit kinez për t'u mbrojtur nga kërcënimi i tarifave shtesë doganore.

/Motilokal.com