Shqipëria nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat të dielën

Shqipëria nën valën e nxehtësisë afrikane: Ja si do të jenë temperaturat të dielën

Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të anticiklonit afrikan.

Të dielën moti parashikohet shumë i nxehtë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 30 deri në 36 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com