Mot për javën e ardhshme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i depërtimit të anticiklonit afrikan.
Kështu që Shqipëria pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.
Vlen të theksohet edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes siç njihen ndryshe me termin “netët tropikale”.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 28 deri në 40 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
