Mot shumë i nxehtë dhe me vapë vazhdon edhe të mërkurën në Shqipëri

Mot shumë i nxehtë dhe me vapë vazhdon edhe të mërkurën në Shqipëri

Mot në Shqipëri vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Dita e mërkurë nis me kthjellime e vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobëta e reshje lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 29 deri në 38 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com