Pas valës përvëluese të të nxehtit, përgatituni për stuhi të rrezikshme

Pas valës përvëluese të të nxehtit, përgatituni për stuhi të rrezikshme

Aktualisht, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera të Ballkanit dhe Evropës po përjetojnë një valë të nxehti që ka arritur në ditën e dhjetë, duke sjellë temperatura rekord.

Nga dita e sotme, e mërkurë, deri të shtunën pasdite pritet ndryshim i kushteve meteorologjike, si rezultat i përplasjes së ajrit të nxehtë me rrymat më të ftohta, duke sjellë zhvillim stuhish.

Nga pasditja e sotme priten rrebeshe shiu dhe breshër në disa zona të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit, të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe rrufe.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut mund të sjellin vërshime të shpejta shkatërruese.

/Motilokal.com