Inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina", kanë zbuluar një lidhje ilegale për ujitje në zonën e Kolovicës të Prishtinës. Ky zbulim u bë gjatë një aksioni të ndërmarrë për të identifikuar dhe ndërprerë lidhjet e paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë.
Lidhja ilegale ishte përdorur për ujitjen e livadheve dhe arave, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit dhe dëmtim të infrastrukturës ujore. Menjëherë pas zbulimit, autoritetet ndërhynë për të ndërprerë këtë veprimtari të jashtëligjshme dhe për të marrë masa kundër përgjegjësve.
"Ky aksion është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur burimet ujore dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Prishtinës," thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
