Mot në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Gjatë ditës së shtunë fillimisht parashikohet mot i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në zonat malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 29 deri në 35 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
