Mot në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskët, për shkak të tërheqjes së nxehtit afrikan.
Gjatë ditës së hënë pritet mot me kthjellime dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me rrufe, bubullima dhe breshër.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 26 deri në 32 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
