Kjo është situata meteorologjike të hënën në Maqedoni

Kjo është situata meteorologjike të hënën në Maqedoni

Dita e hënë në Maqedoni parashikohet të mbajë me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite situata do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokale me kushte për stuhi afatshkurtër.

Temperaturat do të luhaten nga 26 °C deri në 34 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com