Mot në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Gjatë ditës së mërkurë pritet mot me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare. Në intervale të shkurtra kohore do të kemi rrebeshe të shpejta dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër,
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 28 deri në 34 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
