Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka rënë në Detin Adriatik, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit dhe 48 kilometra në perëndim-veriperëndim të Tiranës.
Lëkundjet e tokës janë regjistruar pas mesnatës rreth orës 00:42 minuta. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit kishte një thellësi prej 7 kilometrash.
Dridhjet e tokës janë ndjerë më së shumti në Durrës, Shijak, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Kavajë etj. Kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë shkruar në faqen zyrtare të EMSC-së se kanë ndjerë tërmetin.
“Në Lalëz u ndje shumë”, shkroi njëri. “E tundi mirë”, shkroi një tjetër. “Frikë”, shkroi një tjetër nga Shëngjini.
“Isha në gjumë edhe e ndjeva tërmetin më doli gjumi kurse pjesëtarët e familjes nuk e ndjenë fare”, tha një tjetër.
/Motilokal.com
