Bie prodhimi nga burimet e ripërtëritshme në Kosovë

Bie prodhimi nga burimet e ripërtëritshme në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin maj 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.

Sipas statistikave të publikuara, në maj 2024 prodhimi i rrymës nga termocentralet me qymyr në Kosovë është rritur për 41,47%, krahasuar me muajin maj të vitit 2023, ndërsa prodhimi nga hidrocentralet ka rënë për 25,30% dhe nga burimet e erës dhe atyre diellore për 20,95%.

Më shumë energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2024 sesa në muajin maj 2023

“Gjatë muajit maj të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 491.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 476.46 GWh ose 29,26% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

Në raport bëhet e ditur se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,81%.

Në maj 2024 ka 46,75% më pak importe se në maj 2023

Ndërsa importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2024 ishte 149.21 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 299.68 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).\

Tutje në njoftim theksohet se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 699.49 mijë ton ose 20,06% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

/Motilokal.com