Kjo është situata meteorologjike të enjten në Shqipëri

Kjo është situata meteorologjike të enjten në Shqipëri

Mot në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Gjatë ditës së enjte parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 26 deri në 33 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com