Kjo është situata meteorologjike të shtunën në Shqipëri

Kjo është situata meteorologjike të shtunën në Shqipëri

Mot në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Gjatë ditës së shtunë parashikohet mot i nxehtë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 26 deri në 34 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com