Temperatura të larta në ditët e para të Lojërave Olimpike në Francë

Temperatura të larta në ditët e para të Lojërave Olimpike në Francë

Temperatura mjaft të larta priten në ditët e para të Lojërave Olimpike në Francë, ku temperaturat do të arrijnë në 35°C në Paris dhe madje do të kalojnë 40°C në jug të Francës.

Hartat e mëposhtme tregojnë devijimin e temperaturës në nivelin 850 hPa (në një lartësi rreth 1500 m mbi nivelin mesatar të detit, lartësia në të cilën studiojmë rrjedhën e masave të gazit) nga vlera mesatare e periudhës 1991-2020.

Vërehet se në rajonin e Evropës Perëndimore në ditët në vijim do të dominojnë temperaturat e larta me fokus Francën dhe Spanjën. Ky pushtim i ngrohtë do të rezultojë që temperatura në Paris të jetë 6-8°C më e lartë se nivelet normale për sezonin. Rënie e temperaturës në Evropën Perëndimore pritet pas të enjtes 1 gusht.

/Motilokal.com