Balla: Zero tolerancë për autorët e vënies së zjarreve

Balla: Zero tolerancë për autorët e vënies së zjarreve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot se Policia e Shtetit po tregon zero tolerancë për autorët e vënies së zjarreve.

Në një postim në rrjetet sociale Balla tha se “Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një tjetër autor zjarrvënie në Malësinë e Madhe. Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme edhe një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim”.

Balla u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.


/Motilokal.com