Ja pse notarët në Lojërat Olimpike bëjnë dush pas hedhjes në pishinë

Ja pse notarët në Lojërat Olimpike bëjnë dush pas hedhjes në pishinë

E keni pyetur ndonjëherë veten pse notarët bëjnë dush kur dalin nga pishina? Ose ndoshta jeni të hutuar nga peshqirët e vegjël që përdorin ose shiriti që mbajnë.

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 janë duke u zhvilluar me vendosmëri dhe për ata që nuk kanë fatin të mbajnë një biletë për një ngjarje në qytetin e dashurisë, është koha të vendosen para televizorit dhe të shikojnë spektaklin sportiv.

Notarët që konkurrojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024 bëjnë një dush pas çdo hedhje në ujë dhe arsyeja që fshihet prapa saj është e shpjeguar nga shkenca.

Pas çdo hedhje në ujë, notarët pas daljes nga pishina menjëherë i nënshtrohen një dushi të nxehtë, diçka që i ka lënë shikuesit të habitur.

Por realiteti thotë se ata po e bëjnë këtë në mënyrë që të mbrojnë trupin e tyre.

Duke bërë dush në temperatura të larta, notarët i mbajnë muskujt e tyre të relaksuar dhe të lirë para se të bëjnë hedhjen e radhës.

Duke marrë parasysh se profesioni i tyre mund të kërkojë nga ta që të bëjnë disa lëvizje të vështira brenda disa orëve, atëherë ata synojnë që të minimizojnë rrezikun për ndonjë lëndim të mundshëm nga lëvizjet e papritura.

Duke bërë dush për një periudhë të shkurtë, notarët e minimizojnë drastikisht rrezikun që të preken nga ndonjë ngërç apo lëndim i muskujve.

Çfarë është më e rëndësishmja, ata janë në gjendje ta largojnë klorin nga uji i pishinës nga lëkura e tyre, duke parandaluar irritimin e syve të tyre para se të konkurrojnë.

Noti për herë të parë si garë u prezantua në Lojërat Olimpike të vitit 1904 në St Louis dhe që nga atëherë ka qenë pjesë e përhershme e tyre.

Noti për femra kishte debutuar në vitin 1912, ndërsa noti i sinkronizuar u shfaq për herë të parë në vitin 2000.

/Motilokal.com