Rreziku i zjarreve nga djegia e mbeturinave: Thirrje për kujdes në ditët e nxehta

Rreziku i zjarreve nga djegia e mbeturinave: Thirrje për kujdes në ditët e nxehta

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka përmes një komunikate ka apeluar për kujdes të shtuar për të mbrojtur resurset natyrore nga ndikimi shkatërrues i zjarreve.

“Në këto ditë të nxehta me temperatura të larta, ne duhet të jemi vigjilentë në përpjekjet tona për të mbrojtur resurset natyrore nga ndikimi shkatërrues i zjarreve. Temperaturat e larta, kushtet e thata dhe aktivitetet njerëzore të pakujdesshme krijon kushtet për fatkeqësi të mundshme”, thotë AMMK.

Rreziqet nga djegia e mbeturinave:

Djegia e pakontrolluar e mbeturinave mund të çojë në zjarre të pakontrolluara, duke sjellë shkatërrim në pyje, habitatet e kafshëve të egra dhe komunitetet pranë.

Ndotja e tokës

Djegia e mbeturinave, përveç rrezikun e zjarrit te pakontrolluar, prodhon edhe mbetje hi dhe mbetje që mund të kontaminojnë tokën, duke paraqitur rreziqe për bimët, kafshët dhe burimet e ujërave nëntokësore. Ndotja nga mbeturinat mund të ketë efekte negative afatgjata mbi biodiversitetin dhe produktivitetin bujqësor.

AMMK apelon për marrjen e masave proaktive për të parandaluar zjarret e verës dhe për të ruajtur burimet tona të çmuara natyrore.

“Çdo veprim ka rëndësi në ruajtjen e burimeve tona natyror”, thekson AMMK.

/Motilokal.com