Mot i nxehtë, me diell, vranësira dhe rrebeshe shiu parashikohet të mbajë të premten dhe fundjavë në Kosovë.
Dita e premte parashihet të mbajë me diell dhe nxehtë, ndërsa gjatë pasdites priten zhvillime të vranësirave që mund të pasohen nga rrebeshe shiu dhe bubullima.
E shtuna do të jetë me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu që pritet të shndërrohen në rrebeshe dhe stuhi me erëra të forta dhe breshër.
Të dielën pritet mot i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
