Të premten, në Mal të Zi pritet të mbizotëroj mot i ngrohtë, me kthjellime dhe diell të shoqëruar me erëra të lehta.
E shtuna do të jetë me mot të nxehtë, diell dhe vranësira që më pas pritet të pasohen nga rrebeshe shiu në formën e stuhive, bubullima dhe breshër.
Moti të dielën parashihet kryesisht me diell dhe nxehtë. Gjatë ditës do të ketë erëra hove-hove të forta.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
