Kërcënimi i ri kinez për Teslën: "kryevepra e vërtetë" e BYD po vjen

Kërcënimi i ri kinez për Teslën: "kryevepra e vërtetë" e BYD po vjen

Ndërsa disa vite më parë, prodhuesit e mëdhenj të veturave tradicionale u përpoqën të kapnin Tesla-n, duke investuar miliarda dollarë në elektrifikim dhe duke prezantuar modele të reja, Elon Musk tha se kërcënimi i tyre më i madh nuk vjen nga Evropa apo SHBA, por nga Kina. Duke bërë këtë, ai përmendi në mënyrë specifike një kompani që nuk ishte aq e njohur për publikun e gjerë, BYD.

Sot situata është ndryshe. Emri i kësaj marke është shumë i njohur përtej kufijve të Kinës, madje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ata zuri për pak kohë vendin e parë në tregun e veturave elektrike. Dhe muajin e kaluar ata thyen një rekord, për shitjet e të ashtuquajturave automjete të reja me energji që përfshijnë vetura elektrike dhe hibride. Gjatë muajit korrik janë shitur rreth 342 mijë automjete të tilla, ndërsa numri i automjeteve elektrike të shitura ka qenë 130 mijë, që ende paraqet një rënie prej 10 për qind.

Këtë javë kompania kineze prezantoi atutin e saj të ri në tregun e veturave elektrike, me të cilin duan të konkurrojnë edhe më shumë me Tesla-n. Nuk është një veturë e re, por një gjeneratë e re e modelit ekzistues Seal EV. BYD thotë se kjo limuzinë është një kryevepër e vërtetë dhe në treg konkurron me modelin e njohur të Tesla-s Model 3. Gjenerata e re, Seal 2025, ndër të tjera, vjen me LiDAR, pra një radar të veçantë që duhet të mundësojë opsione të avancuara të asistentit të drejtimit . Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se Seal i ri do të ketë aftësinë për të vozitur në mënyrë autonome , por teknologjia duhet patjetër ta ndihmojë shoferin në mënyrë të konsiderueshme gjatë vozitjes.

Kjo veturë është e ngjashme në dimensione me Modelin 3 (është 4.8 metra e gjatë, 1.875 m e gjerë dhe 1.46 m e lartë). Seal EV i ri do të jetë i disponueshëm me dy opsione baterish (61.44 kWh dhe 80.64 kWh) dhe distanca e tij do të jetë përkatësisht 510 dhe 650 km. Për krahasim, versioni më i fuqishëm i Tesla Model 3 ka një distancë prej më shumë se 700 km.

Si gjithmonë kur bëhet fjalë për automjetet kineze, një faktor i rëndësishëm në suksesin e tyre do të jetë çmimi. BYD nuk ka shpallur ende çmimet zyrtare për versionin e ri të Seal, por mediat spekulojnë se ai do të jetë rreth 25,000 dollarë në tregun kinez. Çmimi fillestar i Tesla Model 3 në këtë treg është më shumë se 32 mijë dollarë. Lansimi zyrtar i këtij modeli është paralajmëruar për javën e ardhshme, kur mund të mësojnë edhe çmimin e tij dhe nuk është e vështirë të konkludohet se kjo veturë mund të tërheqë shumë interes nga blerësit e automjeteve elektrike.

/Moilokal.com