Moti në Shqipëri: Si do të jetë koha në fillim të javës sipas meteorologëve?

Moti në Shqipëri: Si do të jetë koha në fillim të javës sipas meteorologëve?

Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.

Dita e parë e javës, e hëna parashihet të mbajë mot me kthjellime dhe alternime vranësirash. Vranësirat hera-herës pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.

Mot pothuajse i ngjashëm me të hënën parashihet të mbajë edhe ditën e martë.

Të mërkurën parashihet mot i nxehtë dhe me diell, vende-vende në orët e pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima dhe breshër.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com