Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.
Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me kthjellime dhe alternime vranësirash, ku në orët e pasdites në relievet kodrinore-malore kryesisht në lindje e juglindje të vendit priten reshje lokale shiu të izoluar në formën e shtrëngatave.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 27 deri në 34 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
