Jo vetëm qershori, por edhe korriku muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Jo vetëm qershori, por edhe korriku muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor i këtij viti është regjistruar si muaji më i nxehtë ndonjëherë. Por edhe muaji korrik mund të jetë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Kjo sipas Qendrës së Kopernikut për Studime të Klimës (C3S), e cila paraqiti të dhënat për muajin korrik që sipas mund të jetë pak më i nxehtë se ai i vitit 2016, që më parë ishte regjistruar si muaji më i nxehtë.

Vera e viti 2019 regjistroi temperatura rekorde në të gjithë Evropën:

Paris theu rekordin e viti 1947 me 40.4 ℃ kur në muajin korrik temperaturat arritën deri në 42.6 ℃.

Termometri në Britani regjistroi temperaturën e dytë më të lartë ndonjëherë, deri në 38.1 ℃ në qytetin e Kembrixhit

Edhe Holanda regjistroi temperaturat kulmuese deri në 40.4 ℃, duke arritur në top 40 ℃ për herë të parë duke thyer rekord.

Gjermania regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë deri në 42.6 ℃ në qytetin Lingen në muajin korrik.

Vala e të nxehtit ndikoi në humbjen masive të fletëve të akullit në Grenlandë, dhe në pjesën më të madhe të ShBA-ve dhe Kanadasë që u goditën nga një nxehtësi e jashtëzakonshme.

Sipas Kopernikut temperaturat mesatare mujore në rangun global janë rritur në të gjithë muajt e vitit gjatë katër dekadave të fundit.

Marrëveshja e Parisit për kufizimin e ndryshimeve klimatike synon të mbajë rritjen e temperaturave mesatare globale nën nivelin 2 ℃ mbi nivelet para-industriale dhe të synojë ta mbajë atë nën 1.5.

Korriku 2019 ishte afër 1.2 ℃ mbi nivelin para-industrial, tha C3S.

Qendra e Kopernikut për Studime të Klimës është pjesë e projektit të Kopernikut të Bashkimit Evropian, i cili është një program i vëzhgimit të Tokës. C3S tha se të dhënat nga organizatat e ndryshme do të bëhen të disponueshme në mes të gushtit, të cilat mund të tregojnë rezultate pak më të ndryshme./Euronews /Motilokal.com