Zjarr në Parkun Kombëtar Sharri, bëhet thirrje për ndihmë

Zjarr në Parkun Kombëtar Sharri, bëhet thirrje për ndihmë

Parku Nacional Sharri u ka bërë thirrje publike për institucionet e nivelit më të lartë në Kosovë dhe më gjerë për ndihmë në shuarjen e zjarrit.

Sipas tyre situata është alarmante me zjarret në pyjet e rrobullit në OSHLAK.

“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucione si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me Helikopter dhe të ngjashme. Në të kundërt gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com