Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.
Dita e premte parashihet të mbajë me mot të nxehtë, me kthjellime dhe vranësira rreth zonave malore, ku nga pasditja mund të shoqërohen me reshje shiu she shtrëngata.
Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe diell.
E diela pritet të jetë me mot shumë të nxehtë dhe diell.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
